back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeVeseli: PDK në Skenderaj është emblemë e PDK-së

Veseli: PDK në Skenderaj është emblemë e PDK-së

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Kryetari i Partisë Dermokratike të Kosovës ka mbajtur takim me strukturat drejtuese të degës së PDK-së në Skenderaj. Në takim Veseli ka bashkëbiseduar me udhëheqësit e PDK-së në të gjitha nivelet e organizimit partiak të degës, duke përfshirë Kryesinë, Këshillin Drejtues, kryetarët e nëndegëve, strukturat drejtuese të Rinisë Demokratike dhe ato të Gruas Demokratike. Në takim kanë marrë pjesë edhe deputetët e PDK-së në Parlamentin e Kosovës nga Skenderaj.

Në hapje të takimit Kryetari Veseli ka shprehur respektin e tij për të gjithë aktivistët e partisë në Skenderaj, duke thënë se është nder për të të jetë në Skenderaj. Ai ka thënë se strukturat politike të PDK-së në Skenderaj janë emblemë e Partisë Demokratike të Kosovës, pasi aktiviteti i tyre politik që nga themelimi i partisë, ka qenë esencial për fuqinë e PDK-së në nivel vendi. Kryetari Veseli ka theksuar edhe hendikepin e mungesësë së Kryetarit të degës Sami Lushtaku, në krye të degës së PDK-së në Skenderaj.

Veseli ka folur po ashtu edhe për sfidat që e presin Kosovën dhe PDK-në të ardhmen, duke kërkuar angazhim të përbashkët të të gjithëve në shërbim të avancimit të  proceseve në Kosovë. Ai ka thënë se i takon PDK-së të marrë përgjegjësi si partia më e madhe dhe shtet formuese në Kosovë.

Pjesëmarrësit në takim kanë ngritur për diskutim një varg çështjesh që kanë të bëjnë me organizimin e PDK-së në përgjithësi dhe degës në Skenderaj në veçanti, përfaqësimin e degës në strukturat drejtuese dhe në ato qeverisësë, si dhe çështje të tjera të aspektit ekonomik e zhvillimor. Udhëheqësit e strukturave të PDK-së në terren janë zotuar për intensifikim të aktiviteteve politike në terren në shërbim të ngritjes së kapaciteteve organizative dhe fuqizimit të partisë në të gjitha nivelet e saj.

Në fund të takimit Veseli ka kërkuar unitet brenda partiak dhe punë në shërbim të vendit dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka potencuar edhe një herë se fuqia e PDK-së përcaktohet nga fuqia e strukturave të saj.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz