back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasZyrtare, Lladrovci emëron drejtorin e Arsimit

Zyrtare, Lladrovci emëron drejtorin e Arsimit

Të ngjajshme

Ashtu sic u raportu me herët nga drenicapress.info, kryetari i Drenasit emëroi për drejtor të Arsimit, Daut Thaqin.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Komuna e Drenasit përmes një njoftimi zyrtar ku thuhet:

Kryetari Lladrovci emëroi Drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci sot ka emëruar Drejtor të Drejtorisë Komunale për Arsimi – z. Daut Thaqi.
Drejtori Thaqi më parë ka qenë Drejtor i Shkollës Fillore “Abedin Bujupi” në Arllat.
Kryetari Lladrovci muajin e kaluar në një konferencë për media ka prezentuar qeverisjen komunale, me të cilët do të udhëheq. Nga emërimet e stafit politik, përkatësisht në dikasterët ekzekutive, 50 për qind e drejtorive janë emëruar femra.

Kabineti i plotë i kryetarit Lladrovci ka këtë përbërje:

Arsim Haxhiu – Nënkryetar i Komunës
Gani Syla – Shef i Kabinetit të Kryetarit
Kimete Qorri – Drejtoresh e Administratës Komunale
Anita Avdullahu – Dvorani – Drejtoresh e Bujqëisë dhe Zhvillimit Ekonomik
Betim Berisha – Drejtor për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit
Milaim Hajdari – Drejtor për Kadastër, Gejodezi dhe Pronë
Aurora Berisha – Drejtoresh e Inspeksionit
Lumnije Krapi – Drejtoresh e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë
Ilir Shala – Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Hamdi Krasniqi – Drejtor për Buxhet e Financa
Flutura Avdiu – Drejtoresh për Kulturë, Rini e Sport, dhe
Daut Thaqi – Drejtori i Arsimit. /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz