Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një i ri rrth 34 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u vetëdjegur me benzin.
Në fotot që shikoni më sipër është viktima Olgert Miho i cili humbi jetën pas plagëve të mëdha që mori nga zjarri.
Mësohet se viktima kishte një muaj i ndarë nga e fejuara e tij dhe mëngjesin e sotëm në gjendje të dehur ai ka shkuar në familjen e saj për t’i kërkuar të kthehet.
Mësohet se vajza ndodhej në Tiranë dhe në banesën në Korçë gjendej veç e ëma e vajzës si dhe ish-kunata e viktimës bashkë me fëmijët e saj.
34 vjeçari pasi nuk e ka gjetur të fejuarën në shtëpi, ka debatuar me ish vjehrrën dhe në gjendje të rëndë psikologjike i riu është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.
Sipas të dhënave 38 vjecari teksa është vetëdjegur ka arritur të hyjë në banesën ku ndodhej ish vjehrra dhe ish kunata me fëmijët e saj cka ka bërë që edhe banesa të përfshihet nga flakët ndërsa ka mbetur e dëmtuar edhe ish kunata.
Ndërkaq bluzat e bardha bënë të ditur se ish-kunata ndodhet në spitalin e Korçës dhe ka djegie në pjesë të ndryshme të trupit por pa probleme për jetën./albeu.com/