KF Drenica e ka nisur shumë keq sezonin pranevor duke pësuar dy humbje me rezultat të thellë.
Javën e kaluar u mposht nga Trepca ’89 me rezultat 4-0, dhe kur pritej një këndellje e klubit nga Skenderaj, pësuan edhe një humbje tjetër me rezultat 6-0 nga KF Prishtina!
Pjesa e parë në mes të KF Prishtinës dhe KF Drenicës është mbyllur me epërsin prej 2-0.
Prishtina kalon në epërsi në minutën e 38-të me Khalid, pas një gabimi naiv në mbrojtjen të Drenicës.
Golin e dytë Prishtina e shënoi në fund të pjesës së parë pas një goditje precize të Boshnjakut nga rreth 20 metra.
Pas një ore lojë shënon përsëri Khalid për 3-0, për të vazhduar debakli edhe me tre gola tjera për rezultatin përfundimtar 6-0.
Edhe pas javës së 19-të, KF Drenica mbetet në kuotën e 19 pikëve duke u renditur në vend të 19-të, kurse Prshtina renditet e dyta me 39 pikë, 6 më pak se Trepca ’89 kryesuese./Drenicapress.info/