Tifozët e Barcelonës duan që trajneri i ekipit të emërohet Jorge Sampaoli
E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka organizuar një sondazh se kush duhet të jetë trajner i Barcelonës, pas largimit të Luis Enriques në fund të sezonit.
Në këtë sondazh kanë marrë pjesë mbi 15.000 lexues, derisa 57 për qind prej tyre duan që Jorge Sampaolin, trajnerin aktual të Sevillas, ta marrë drejtimin e Barcelonës, përcjell Express.
Kurse, 29 për qind e lexuesve mendojnë se Jurgen Klopp është trajneri ideal për ta marrë drejtimin e gjigantit nga La Liga.
Ndërsa, Ernesto Valverde, trajneri aktual i Athletic Bilbaos, ka marrë vetën 8.4 për qind të votave. /Express/
