back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaSportFutbollisti nga Kosova thyen rekord, bëhet kapiteni më i ri në histori...

Futbollisti nga Kosova thyen rekord, bëhet kapiteni më i ri në histori të klubit (Foto)

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Futbollistët shqiptarë nëpër Evropë po paraqiten me plot sukses.

Të luash në skuadra të njohura evropiane nuk është fare lehtë, por të lësh gjurmë në to është edhe më vështirë.

Por njëri nga mesfushorët më të mirë shqiptarë në botë, Hekuran Kryeziu po tregon se është lider i madh.

Së fundmi djaloshi ka marrë edhe shiritin e kapitenit tek skuadra e tij Luzern, e cila është ndër më të mëdhatë në Zvicër.

Kryeziu e barti shiritin e kapitenit në ndeshjen ndaj Baselit, ku skuadra e tij u mposht me rezultat 3-1.

Mediat zvicerane më saktësisht ato të Luzernit e kanë lavdëruar paraqitjen e Kryeziut në fushë si kapiten, duke e quajtur lider i lindur, transmeton Telegrafi.

Hekuran Kryeziu duke bartur shiritin e kapitenit ndaj Baselit

Ato kanë shkuar aq larg sa kanë kërkuar nga trajneri Marcus Babel që Kryeziu ta mbajë gjithmonë shiritin në krah.

Kujtojmë që 24-vjeçari e morri shiritin e kapitenit pasi është zëvendës kapiten dhe i pari është zvicerani Lustenberger dhe u bë lojtari më i ri në histori të Luzernit që ka bartur shiritin e kapitenit.

Gjilanasi është mjaftë i dashur edhe nga tifozët kosovar, pasi ai ka shkëlqyer me fanellën e Kosovës në katër ndeshje.

Mbetet të shihet nëse trajneri Albert Bunjaku do t’ia besojë pas Ujkanit shiritin edhe Kryeziut. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz