back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDrenasEmocionuese: Imami nga Drenasi, takohet me të birin pas 12 vjetësh

Emocionuese: Imami nga Drenasi, takohet me të birin pas 12 vjetësh

Të ngjajshme

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Imami shqiptar në Nju Jork, Tahir Kukaj nga Tërsteniku i Drenasit, është takuar me djalin e tij pas 12 vjetësh.  Këtë moment prekës të përjetuar në SHBA, të dy e kanë ndarë me miqtë e tyre në rrjetin social Facebook.

“Vllazen, shokë, miq e dashamirë…mbas 12 vitesh e shkrepem edhe ne nga nje foto me babë Tahirin!”, ka shkruar Burhani, djali i imamit.

Të njëjtin postim e ka shpërndarë në murin e tij edhe vet imami, përcjell AktivPress.

Tahir Kukaj e drejton Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare në Staten Island në Nju Jork.

Ai shquhet për qëndrimin kritik që e mbanë ndaj nxitësve të urrjejtjes ndaj islamit si fe.

Haptas, ai e ka shprehur mospajtimin me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për  kufizimin e hyrjes  në SHBA të qytetarëve nga shtatë vendet me shumicë myslimane.

Kukaj, njihet si bashkëpunues i madh me përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare që veprojnë në Nju Jorkut.

Vitin e kaluar ishte sulmuar brenda në Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare, nga një person me histori të vjetër kriminale i cili fillimisht kishte mallkuar myslimanët në përgjithësi./AktivPress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz