Gjatë vizitës zyrtare në Itali, kryetari Veseli është pritur në një takim të veçantë edhe nga arbëreshët e Italisë.
Gjatë kësaj pritjeje, Veseli tha se arbëreshët janë panteon i kulturës, traditës dhe mbijetesës shqiptare në Itali.
Arbëreshët performuan disa këngë të tyre tradicionale për nder të takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
Me qëllim të ruajtjes së kulturës dhe fuqizimit të raporteve mes Kosovës dhe arbëreshëve në Itali, kryeparlamentari Veseli i ftoi një grup përfaqësues të organizatave kulturore arbëreshe për vizitë në Kosovë. Kryetari Veseli tha se Kuvendi i Kosovës do të investojë që ta ketë një kënd të Kosovës në institucionet kulturore arbëreshe në Romë. /Drenica Press/