BallinaLajmeVeseli mbanë ligjëratë para diplomatëve në Itali

Veseli mbanë ligjëratë para diplomatëve në Itali

Të ngjajshme

Orav: Kapitulli i masave ndëshkuese ka përfunduar

Shefi në largim i Zyrës së BE-së në Kosovë,...

E dhimbshme: Vdes gruaja që ra nga Ura e Moglicës, në Gjakovë

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

Muriq e pëson herët, Juventusi në epërsi

Juventusi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Sassuolos. Është Kenan...

I ftuar nga diplomatët e njohur italianë, Franco Fratini dhe Ricardo Sesa, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një ligjëratë para diplomatëve të rinj të akredituar në Romë.

Gjatë ligjëratës, Veseli tha se krijimi i shtetit të Kosovës ka sjell stabilitet në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

“Kosova vazhdon të mbetet ndër faktorët kryesorë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit. Republika e Kosovës po vazhdon rrugën e saj drejt fuqizimit të shtetësisë dhe zhvillimit ekonomik, ndërsa në këtë aspekt ne ftojmë bizneset italiane që të jenë më shumë prezente në ekonominë kosovare, e cila ka stabilitet dhe në vazhdimësi po shënon rritje”, tha Veseli.

Pas ligjëratës, kryeparlamentari Veseli ka bashkëbiseduar me diplomatët italianë, të cilët dhanë mbështetje për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe në fuqizimin e diplomacisë kosovare. /Drenica Press/

Displaying Veseli mbanë ligjëratë para diplomatëve në Itali dhe pritet nga arbëreshët (2).jpg

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz