back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeGraçanicë, IPK jep informacione shtesë për misionin e saj

Graçanicë, IPK jep informacione shtesë për misionin e saj

Të ngjajshme

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të...

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Nuk ka shenja se Amerika do të largohet nga NATO

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u bëri thirrje...

Pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi i LDK-së po i zhvillon punimet me dyer të mbyllur

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon punimet...

Milan bën një tjetër ”tregëti” te Chelsea

Vitet e fndit kemi parë disa transferime nga Chelsea...

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përmes Divizionit për Komunikim me Publikun dhe bashkëpunim ndërkombëtar ka realizuar shumë aktivitete në fushën e bashkëpunimit me qytetarët,  duke prezantuar para tyre rolin, misionin dhe fushë-veprimtarinë e  IPK-së.

Synimi i këtyre aktiviteteve është fuqizimi i bashkëpunimit me qytetarë por edhe i ngritjes së vizibilitetit të organizatës lidhur me fushë-veprimtarinë e IPK-së në përgjithësi dhe “Linjës së kaltër” në veçanti.

Një aktivitet i tillë me temën “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në  Kosovë”, është mbajtur dje me qytetarët e Graçanicës  në ndërtesën e Shtëpisë së Kulturës ku morën pjesë më shumë se 100 qytetarë.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me ICITAP –in,  Kuvendin Komunal të Graçanicës, Divizionin për siguri në bashkësi të MPB-së dhe Policinë e Kosovës.

Gjatë diskutimit të hapur me qytetarë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe  rëndësinë e integritetit policor.

Qytetarët e Graqanicës  morën informacione shtesë edhe për rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë  si dhe për projektin e regjionalizimit të IPK-së  respektivisht hapjen e zyrave rajonale në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut.

Vlen të theksohet se ky aktivitet është përcjellë me interesim nga qytetarët e kësaj pjese ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së dhe PK-së. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz