BallinaLajmeKomisioni për Punë të Jashtme takoi një delegacion nga Egjipti

Komisioni për Punë të Jashtme takoi një delegacion nga Egjipti

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Delegacioni shtetëror nga Egjipti, udhëhequr nga Mohamed El Orabi, deputet i Parlamentit dhe ish-ministër i jashtëm i këtij shteti, në përmbyllje të vizitës së tij në Kosovë, është pritur sot nga Komisioni për  Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga Elmi Reçica, kryetar.

Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në një frymë shumë miqësore, bashkëbiseduesit vunë në dukje raportet tradicionalisht të mira ndërmjet të dyja vendeve dhe u shprehën të përkushtuar për avancimin e mëtejmë të tyre edhe në të ardhmen.

Anëtarët e Komisionit kërkuan që Egjipti të ngrejë zërin në favor të shtetit të Kosovës në të gjitha forumet forumet ndërkombëtare ku ai merr pjesë, me theks të veçantë në Ligën Arabe.

Përfaqësuesit nga Egjipti, pasi folën për raportet historikisht të mira ndërmjet të dy popujve, u zotuan po ashtu se do të kontribuojnë që ato të  avancohen edhe më tej, ndërkaq, vlerësuan se ka hapësirë bashkëpunimi në një gamë të gjerë çështjesh me interes për të dyja vendet. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz