back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaSportTovërlani godet Qeverinë për stadiumet: Marre ju qoftë (Foto)

Tovërlani godet Qeverinë për stadiumet: Marre ju qoftë (Foto)

Të ngjajshme

Trajneri Afrim Tovërlani, ka lëshuar mori akuzash në drejtim të Qeverisë së Kosovës, për shkak të mungesës së një stadium, i cili do t’i plotësonte kushtet e UEFA-s e FIFA-s për garat ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Tovërlani akuzoi rëndë Qeverinë, duke thënë se tashmë Kosova është dashur të kishte stadiumin që i plotëson kriteret e FIFA-s e UEFA-s, shkruan Gazeta Express.

Ky reagim i Tokit erdhi pasi zyrtari i UEFA-s, Tyrge Borno, inspektoi stadiumin e Prishtinës e atë “Adem Jashari”, i cili u shpreh i irrituar për gjendjen e stadiumit në Mitrovicë.

“Përkundër që i keni pasur të gjitha të shkruara se çfarë duhet punuar, asgjë nuk është punuar”, tha Borno, derisa për të Prishtinës, ai nuk u prononcua për media dhe vetëm mblodhi dëshmi për punën që po bëhet.

Ky është reagimi i Tovërlanit:

“Marre e marri e kësaj Qeverie komplet me ministra, z. ministra, drejtora hamama e lesha. Po kjo punë është dashtë mu harru që një vit o të mjerë edhe me pas maru të ri stadiumin. Po çfarë procedura a çfarë kritere kur është interesi nacional o të marr. Turp për të gjithë ju prej ma të voglit e deri te ma i madhi në Qeveri”, ka shkruar Toki në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz