back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeHoxha: Të gjithë jemi përgjegjës për ngritjen e besimit të qytetarëve në...

Hoxha: Të gjithë jemi përgjegjës për ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë

Të ngjajshme

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Klodi –Benitës: Ëndërr e ke me më pasë mu

Gjatë ditës së sotme, Klodi është shprehur hapur me...

Sot, në Gjykatën Themelore në Prizren, qëndroi për vizitë Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe me këtë rast u prit nga kryetari i kësaj gjykate, Ymer Hoxha.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional në sektorin e drejtësisë, i kontribuon njohjes së ndërsjellë me sfidat aktuale dhe procesin për zgjidhjen e tyre”, theksoi Ministrja Hoxha dhe shtoi se përkushtimi ynë i gjithanshëm për fuqizimin e sundimit të ligjit, duhet të jetë mision i çdoditshëm, i çdo niveli institucional në sektorin e drejtësisë.

Ministrja Hoxha diskutoi për sistemin e drejtësisë, procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, rëndësinë e procesit nëpër të cilin po kalon vendi duke theksuar se të gjithë duhet të jenë pjesë aktive e rishikimit funksional në ardhje. Përvojat e secilit përgjegjës gjatë zbatimit të ligjit janë të mirëseardhura, theksoi Ministrja, duke evidentuar mangësitë në sistem, si dhe duke kontribuar në evitimin e procedurave të panevojshme, promovimin e debatit dhe mbështetjen e vazhdueshme për nisma ligjore.

“Të gjithë jemi përgjegjës për ngritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi”, theksoi Ministrja Hoxha dhe shtoi se kjo komponentë duhet të dëshmohet çdo ditë.

Kryetari i Gjykatës Themelore, Ymer Hoxha, theksoi se vizita thellon komunikimin ndërinstitucional, bashkëpunimin brenda sektorit të drejtësisë, njohjen me të arriturat dhe sfidat e Gjykatës Themelore në Prizren.

“Gjykata ka zvogëluar dukshëm numrin e lëndëve si civile ashtu edhe penale. Ne kemi arritur standardin e paraparë të nenit 6 të Konventës Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut për një gjykim të shpejt, të drejtë, të paanshëm dhe të përfunduar në kohë të arsyeshme”, theksoi Ymer Hoxha, kryetari Gjykatës Themelore në Prizren.

Një prej elementeve të rëndësishme në funksionimin e mirë të sektorit të drejtësisë është bashkëpunimi me mediat dhe qytetarët duke shtuar kështu transparencën dhe llogaridhënien si dhe rritjen e kënaqshmërisë dhe besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz