back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKuvendi Komunal i Drenasit vendos për dy projekte të mëdha (FOTO)

Kuvendi Komunal i Drenasit vendos për dy projekte të mëdha (FOTO)

Të ngjajshme

Javën e kaluar komunën e Drenasit e ka vizituar ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili është pritur nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Gjatë këtij takim ministri Bajrami i ka konfirmuar Lladrovcit se gjatë këtij viti do të nisin punimet për ndërtimin e shkollës reprezentative në Komoran dhe vlera e investimeve do të jetë rreth 2 milion euro, shkollë kjo profesionale e cila do të shërbej jo vetëm për nxënësit e Komunës së Drenasit, por edhe të nxënësve të komunave përreth. Ministri Bajrami ka njoftuar po ashtu edhe për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Fushticë e Lartë, ndërtimi i një çerdhe në qendër të qytetit, përcjell DrenicaPress.

Kuvendi komunal i Drenasit i cili kryesohet nga Naim Bazaj, ka marr vendim që të ndaj parcela për ndërtimin e shkollës në fshatin Fushticë e Lartë dhe qerdhës në fshatin Qëndresë.

DrenicaPress ka siguruar të dyja vendimet ku obligohet Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit që të jap pëlqimin për lokacionet e destinuara për ndërtimin e shkollës në Fushticë dhe qerdhes në Qëndresë./Drenicapress.info/

Fotografia e Naim Bazaj

Fotografia e Naim Bazaj

Të Fundit

Sport

ShowBiz