back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeKryeinspektori: KEDS-i ta zbatojë vendimin e Inspektoratit, punëtorët të kthehen në punë

Kryeinspektori: KEDS-i ta zbatojë vendimin e Inspektoratit, punëtorët të kthehen në punë

Të ngjajshme

Protestë e re në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, më 13 dhjetor në Shkup

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë...

Dhunohet një femër në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një rast i dhunimit u raportua dje në Gjakovë. I...

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur...
Kryeinspektor i Punës Basri Ibrahimi i është përgjigjur KEDS-it, për konstatimin se institucioni që udhëheq Ibrahimi ka tejkaluar kompetencat ligjore kur ka marrë vendim që punëtorët e larguar nga puna të kthehen në vendin e tyre të punës.

Ibrahimi ka thënë për lajmi.net se KEDS-i nuk është i thirrur ta intepretojë ligjin, por t’i zbatojë vendimet e Inspektoratit të Punës.

Ibrahimi konsideron se gjithmonë palët e pakënaqura duhet të thonë dicka, por sipas tij, janë gjykatat ato që vendosin se kush ka pasur të drejt.

“KEDS-i nuk është i thirrur ta interpretoj ligjin, KEDS-i e ka rrugën ligjore dhe le të shkon nëpër gjykata për këtë punë. Nuk është KEDS-i që vendos a janë tejkaluar kompetencat nga Inspektoratit i Punës. Absolutisht jemi brenda kompetencave ligjore. Gjithmonë palët e pakënaqura duhet të thonë diçka, por ajo ka të drejtën të shkojë nëpër gjykata dhe ato i tregojnë a kemi kaluar kompetencat ligjore”, ka thënë Ibrahimi për lajmi.net.

Ibrahimi i ka quajtur absurde pretendimet e KEDS-it, se janë tejkaluar kompetencat ligjore, duke thënë se janë qindra vendime që janë marrë nga institucioni që drejton dhe nuk ka pasur tejkalim kompetencave.

Sipas Ibrahimit, KEDS-i është duke provuar t’i bishtnon ekzekutimit të vendimit të Inspektoratit.

“Është absurde të thuhet se kemi kaluar kompetencat ligjore, sepse ne kemi me qindra vendime të tilla, jo një po me qindra. Absolutisht nuk diskutohet që ne kemi tejkaluar kompetencat. Natyrisht po provon t’i bishtnon ekzekutimit të vendimit të Inspektoratit dhe para opinionit po del me deklarata”, ka thënë Ibrahimi.

Ndryshe KEDS-i përmes një komunikate konsideron se janë tejkaluar kompetencat ligjore, dhe paralajmëron se lëndën do ta dërgon edhe në Gjykatën Kushtetuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz