BallinaLajmeI dalin në mbrojtje imamit Krasniqi: Je i pastër si loti (Video)

I dalin në mbrojtje imamit Krasniqi: Je i pastër si loti (Video)

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Pas dy vitesh hetimesh, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj imamit Shefqet Krasniqi. Ai akuzohet për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetar si dhe për shmangie nga tatimi (mbi 20 mijë euro).

Ndonëse Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka heshtur për rastin e ish-imamit të saj, ndryshe po mendojnë kolegët e Krasniqit. Imami i xhamisë së Shipolit, Fatmir Latifi, në një intervistë për “Indeksonline”, ka thënë se është i bindur tërësisht se Krasniqi është i pastër në akuzat që rëndohen mbi të.

“Së pari duhet të kemi parasysh që mbi baza që nuk ekzistojnë dhe shpeshherë janë të trilluara ne nuk i pranojmë në asnjë rrethanë.  Personaliteti i hoxhës, Shefqet Krasniqi, është i madh dhe i gjithanshëm dhe dimensional. Kontributi i tij kombëtar e fetar është aq i dukshëm dhe i pakapërcyeshëm saqë edhe fëmijët në djep, plakat duke bërë ibadet e dinë”, ka thënë ai.

Më tej, hoxha nga Mitrovica thotë se personat që ia bën “gropën” kolegut të tij do të mallkohen nga dëshmorët.  “Andaj, Allahi ata (v.j. Shefqet Krasniqin) e raujt, shteti i ka detyrat e veta mirëpo gjithmonë duhet mu nis mbi baza të shëndosha në këtë drejtim. Jam i bindur se personaliteti i hoxhës Shefqet ka me dal i pastër si loti i nanës kur kanë për fëmijën e vet, se s’ka lot më të pastër në fytyrë të tokës.  Ata të cilët kanë trillu, shantazhu, montu, mallkimi i dëshmorëve qoftë deri në kiamet”, ka thënë ai.

Në fund, Latifaj ka përmendur edhe një thënie të Samir Frashërit, lidhur me dashurinë ndaj atdheut.

“Dashuria ndaj atdheut është topi më i fort që nuk i reziston asnjë kala përpara, e të njëjtën kohë është kalaja më e fortë që i reziston çdo topi që i del përpara”, është shprehur imami Latifaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz