Massimiliano Allegri do të jetë trajner i ri i Arsenalit.
Xhaka e Mustafi do të bëhen me trajner të ri, pasi Allegri u ka zbuluar të afërmve të tij se do të largohet nga Juventusi për t’u bërë trajner i Arsenalit, shkruan “CalcioMercato”, përcjellë Gazeta Blic
Sipas medias italiane, Allegri ka thënë se synon të fitojë sa më shumë tituj të jetë e mundur këtë edicion me Juventusin, para se të bëhet trajner i Arsenalit në verë.
Calciomercato.com gjithashtu mëson se Juventusi tashmë ka filluar kërkimet për një trajner të ri, ndërsa si favorit për ta zëvendësuar Allegrin shihet trajneri i Romës, Luciano Spalletti.
