BallinaBotëFrancë: Gjobitet ish-kryetari i ekstremit të djathtë për deklarata diskriminuese ndaj romëve

Francë: Gjobitet ish-kryetari i ekstremit të djathtë për deklarata diskriminuese ndaj romëve

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Ish-kryetari i ekstremit të djathtë, Jean-Marie Le Pen, u dënua të hënën në Apel me 5.000 euro gjobë nga drejtësia franceze pasi kishte cilësuar në vitin 2013 praninë e romëve si “bezdisëse” dhe “me erë”.

Gjykata e Apelit e njohu të fajshëm për nxitje të urrejtjes dhe të diskriminimit për fjalët, që Le Pen kishte mbajtur gjatë një konference për shtyp.

“Ju keni shqetësime, me sa duket, me disa qindra romë që kanë në qytet një prani bezdisëse dhe të themi mbajnë erë. Kjo është vetëm maja e akullnajës”, kishte deklaruar Jean-Marie Le Pen, presidenti nderi i Frontit Nacional (FN), i cili drejtohet nga vajza e tij Marine, që aktualisht është në krye të sondazheve për raundin e parë të presidencialeve.

“Këto janë fjalë i kam thënë sepse ashtu i mendoj”, kishte theksuar në gjykatë Jean-Marie Le Pen, 88 vjeç, që përveç gjobës duhet t’i paguajë 2.000 euro dëmshpërblime dhe interesa gjithashtu palëve civile si “SOS Racisme” dhe 1.000 euro “Ligue des droits de l’Homme”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz