back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeKandiq: Çështja e të zhdukurve nuk duhet t’u lihet qeverive të tanishme

Kandiq: Çështja e të zhdukurve nuk duhet t’u lihet qeverive të tanishme

Të ngjajshme

Foda e Ademi zbarkojnë në SHBA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Fluturime të reja direkte nga Prishtina drejt Salzburgut me PrishtinaTicket!

PrishtinaTicket sjell linjën e re direkte për në Salzburg,...

Kurti: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Dogana zbarkon në një barnatore të Prishtinës, zbulon barna të rrezikshme

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në...

Themelimi i Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtim “nga lart” dhe pa konsultim gjithëpërfshirës është i destinuar të dështojë, ka thënë themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), Natash Kandiq.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ish-drejtoresha e këtij fondi ka rikujtuar se edhe ish-presidenti i Serbisë, Vojislav Koshtunica, e kishte formuar Komisioni Kombëtar, por pas një viti kishte pushuar së funksionuari pa kurrfarë raporti. “Presidenti Thaçi nxiton së tepërmi, mendon se gjithçka nis prej tij, se askush para tij nuk ka pasur kurrfarë ideje. Ai nxiton, sikur do t’i ikën treni”, ka thënë Kandiq. Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Fondi për të Drejtën Humanitare i Kosovës, sipas Kandiqit, kanë identifikuar të gjitha viktimat e luftës, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Organizatat e përmendura kanë konstatuar edhe rrethanat e vdekjes së të gjitha 13.500 viktimave. Ajo ka treguar se në proces është hartimi i rrëfimeve për secilën viktimë individualisht. “Kështu që ekziston një hapësirë më e madhe për ndërmarrjen e hapave që i kontribuojnë pajtimit”.

Kandiq po ashtu ka theksuar se çështja e të zhdukurve dhe zbulimi i varrezave masive duhet të jenë në agjendën e dialogut në Bruksel dhe siç ka thënë ajo, “kjo çështje nuk mund t’u lihet në duar qeverive aktuale”.

Dyshimet e Kandiqit për komisionin e Thaçit

KD: Znj. Kandiq si e vlerësoni iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e një komisioni për të vërtetën dhe pajtimin?

Kandiq: Ai ishte në krye të Qeverisë së Kosovës, e cila më 4 qershor 2012 ka marrë vendimin për formimin e grupit ndërkombëtar punues për përballjen me të kaluarën dhe pajtimin, i cili, përveç të tjerash, kishte për detyrë që të promovonte pajtimin ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz