BallinaLajmeLista Serbe e quan Haradinajn kriminel lufte, ndërsa Stipe Mesiq-in e quan...

Lista Serbe e quan Haradinajn kriminel lufte, ndërsa Stipe Mesiq-in e quan rrënues shteti

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Lista Serbe, përmes një deklarate të dhënë për Tanjug, ka thënë se urimi për liri i ish-presidentit kroat, Stipe Mesiq, për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tregon qartë fytyrën e vërtetë të tij.

Më tutje Lista Serbe thotë se Mesiq është ish-president rrënues shtetesh, nxitës dhe pjesëmarrës krenar për rolin e tij në shkatërrimin e një shteti, përmes luftës, që bëri të vuajnë serbë, myslimanë e kroatë, transmeton Klan Kosova.

“Mesiq u është bashkuar lobistëve shqiptarë, i cili për para të përgjakura, të fituara me tregti me narkotikë dhe organe njerëzore, është i gatshëm të bëjë gjithçka, bile edhe kriminelët e luftës t’i quajnë miq”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Kjo vie pas deklaratës së Mesiq, i cili gjatë vizitës në selinë e AAK-së, qe shprehur se shpreson në lirimin sa më të shpejtë të mikut të tij Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz