Rrustem Mustafa – Remi, PDK, ka thane se Kosova asht rreshtue tashma perkrah Amerikes, Bashkimit Europian dhe NATO’s.
“Na jemi rreshtue krah NATO’s, krahe partnereve perendimor dhe krejt mundesite i kemi shkri per NATO’n”, tha Mustafa.
Ai ka thane se qytetaret tane duhet me u marre me objektiva jetesore, por jo me operacione te sektorit te sigurise kur dihet se NATO asht ne Kosove dhe e siguron ate.
Krejt mekanizmat institucional po punojne qe me gjete te ligat por edhe te arritunat ne mendesine politike dhe zhvillimore.
“Edukata jone asht zhvillue ne robni, dhe kjo nuk duhet me ndodhe tash”, tha Remi tue shtue se tash vendi ka nji trend zhvillimi ma te madh se ne te kaluemen.
Na si popull kemi me pase fatin edhe mbas luftes dhe jemi edukue keq dhe se aspak nuk ka pase qytetnim por edhe mesim per me i zhvillue institucionet e vendit.
Simbas tij, krejt ajo zhurme, qe asht ba, per me zhvillue vendin, dhe faktoret nderkombetar, asht pa se jane shfrytezue situata te natyrave te keqija ne vend.
Tash si perpjekje po bahen nga institucionet e vendit, per me luftue korrupcionin dhe dukunite e tjera negative.
“Na po shohim se po vendosen njerezit adekuat ne pozita te caktueme, dhe se kjo po bahet ne menyre ligjore edhe me ndihmen e te huejve”, ka shtue Remi.
Kosova e ka synim BE’n dhe se kjo asht vazhdim i aspirates se vendit per integrim ne familjen europiane.
Shume prioritete qe jane tash, na si popull duhet me qene te pergjegjshem, dhe si Malin e Zi, Maqedonine, por edhe shtetet tjera fqinje, duhet me pase raporte te mira.
Ai ka thane se deklarimet e opozites, jane normale, dhe te qendrueshme, dhe se edhe me shkue ne zgjedhje mundet me u ba pa problem.
Remi ka shtue se ka nji kohe qe edhe koalicioni ka degjerue dhe se pritjet nuk jane ashtu qysh i kemi prit.
“Kam prit qe nji kohe me u ba riformatimi i Qeverise, por kjo nuk po ndodh, por me ardhjen e Ramush Haradinajt, duhet me u ule liderat per me zgjanue koalicionin dhe me fute AAK’n ne qeverisje.
Ai ka thane se per mendimin tim, nuk duhet me shkue ne zgjedhje por duhet me zgjanue koalicionin dhe me fute edhe Ramush Haradinajn ne qeverisje, tue shtue se kurre vendi nuk ka pase njerez ma kompotent se sa tash.
“Nji riformatim i Qeverise asht i nevojshem, dhe se e njoh Z. Haradinaj dhe ja njoh aftesite e tij, dhe se ai e ka deshmue ne shume raste se asht lider, qe i duhet vendit, por ketu mundet me hy edhe Z. Limaj”, ka nenvizue Mustafa.
Keto komente Mustafa i ka ba ne Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum.
Rrustem Mustafa ka fole edhe per shume çashtje tjera, por per ma shume shihne emisionin e plote.