back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaSportKjo është rroga mesatare te ky klub i VALA Superligës

Kjo është rroga mesatare te ky klub i VALA Superligës

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Llapi sezonin pranveror në Superligën e futbollit do ta fillojë prej pozitës së dytë në kërkim të titullit të kampionit.

Ndërkohë, pasi e eliminoi kampionin aktual, Feronikelin, nga gara e Kupës llapjanët konfirmuan edhe një herë se shumë seriozisht ia kanë mësyrë kualifikimit në gara evropiane.

Por, është edhe një tjetër fakt që e bën shumë serioze këtë ambicie të skuadrës bardhekaltër, shkruan sot gazeta Zëri.

Klubi nga stadiumi “Zahir Pajaziti” po u ofron kushte goxha të mira financiare futbollistëve, që është diçka parimore për t’i motivuar ata në rrugëtimin drejt arritjes së synimeve.

Ndërkohë, korrektësia e kryesisë së klubet në raport me futbollistët është maksimale.

Në një kohë krize financiare në të cilën gjendet futbolli kosovar e të cilën sigurisht se e ndien edhe Llapi, ky klub po arrin t’u sigurojë jo vetëm rroga të mira lojtarëve, por edhe premi goxha simuluese për ta.

Trajneri Tahir Batatina nuk merr rrogë. Por, ai u jep rroga futbollistëve të tij, pasi firma e tij është vetë e dyta që e mbajnë financiarisht klubin.

“Aktualisht jemi vetëm dy donatorë që e mbajmë Llapin: “Dumnica Grup” dhe “Batatina”. Kështu që nuk është lehtë. Ne ua kemi mundësuar bizneseve nga një hapësirë reklamuese në stadium me çmim vjetor prej 1 mijë eurosh. Tani po vërehet se është shtuar interesimi për reklamime në stadiumin tonë, sepse njerëzit e kanë parë seriozitetin e klubit dhe ecurinë e mbarë. Llapjanët sot po krenohen me klubin e tyre”, thotë Batatina.

Llapi krenohet për korrektësinë që e praktikon me futbollistë, ndërsa tregohet goxha transparent edhe për opinionin thuajse si asnjë klub tjetër.

Image

Në bisedë me gazetën “Zëri”, Batatina ka zbuluar edhe çështje të tjera interesante që kanë të bëjnë me financat e klubit.

Trajneri tashmë i suksesshëm thotë se rroga mesatare e futbollistëve të tij është rreth 500 euro në muaj.

Por, brenda muajit ata marrin para më shumë se kaq, pasi gëzojnë premi të vazhdueshme.

“Futbollistët tanë për çdo ndeshje kanë premia, të cilat janë të rregulluara edhe me Rregullore. Por në ndeshje më specifike si kjo e fundit me Feronikelin, premitë janë më ndryshe. Nuk kem çka të fshehim, për fitoren ndaj Feronikelit premitë kanë qenë nga 200 euro për kokë të lojtarit”, deklaroi Batatina.

“Kurse, sipas Rregullores, zakonisht futbollistët marrin nga 100 euro premi për fitore si mysafirë, kurse nga 50 euro për fitore kur luajmë si vendas. Por, pozicioni në të cilin gjendet Llapi dhe ambiciet e klubit imponojnë që në ndeshje më të rëndësishme premitë ndoshta do të shkojnë 200 apo 300 euro për kokë të lojtarit”, theksoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz