back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeMediat e Beogradit: Fotografia Veseli - Trump, shuplakë për Serbinë

Mediat e Beogradit: Fotografia Veseli – Trump, shuplakë për Serbinë

Të ngjajshme

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

Mbështetja që po i vjen Kosovës nga administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk po përjetohet mirë në Serbi. Të gjitha deklaratat që kanë ardhur nga zyrtarë kyçë të administratës amerikane në mediat serbe raportohen si disfatë e Beogradit.

Kështu është interpretuar edhe takimi dhe fotografia e kryeparlamentarit Veseli me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilën kreu i PDK-së e ka publikuar sot, shkruan Gazeta Express.

Në titullin e lajmit të gazetës serbe “Blic” shkruan “Fotografia e Veselit me Trump-in është shuplakë për Serbinë”.

Po ashtu, në të gjitha mediat serbe është raportuar edhe për deklaratat e ambasadores amerikane në OKB, Niki Hailey, e cila kishte thënë se Kosova e meriton të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Ne duhet ta njohim progresin që Kosova e ka arritur”, ka thënë Haley.

Trump ishte ftuar nga Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, që ta vizitojë Serbinë, ndërkohë që gjatë fushatës presidenciale në SHBA partia e Vojislav Seselj kishte organizuar mitingje në shenjë përkrahjeje për kandidatin Trump. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz