back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaRegjionaleMirënjohje për punën me defekte në renovimin 7 milionësh (Dokument)

Mirënjohje për punën me defekte në renovimin 7 milionësh (Dokument)

Të ngjajshme

Izmaku: S’ka pasur kushte nga NISMA, as takime të reja me VV-në

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi se NISMA...

Netanyahu i bën thirrje Katarit që “t’i dëbojë terroristët”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Katarit që...

Lladrovci: Qytetarët kampionë, janë te numri 101

Ramiz Lladrovci ka realizuar  tri takime të ftuara nga...

Petkoviqi thotë se nesër do të mbahet raundi i ri i dialogut me Kosovën në Bruksel

Delegacioni i Beogradit, i kryesuar nga drejtori i Zyrës...

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën tre nxënës janë në gjendje kritike pas...

 Në spitalin, renovimi i të cilit kushtoi 7 milionë Euro, vetëm pak kohë pasi rifilloi puna, ndodhën disa defekte si bllokimi i gypave të ujit dhe rrëzimi i tavanit

U investuan rreth 7 milionë Euro nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe puna nuk u krye si duhet. Të paktën, kjo konstatohet nga prishjet që ndodhën vetëm pak kohë pasi Spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, rifilloi punën.

Me gjithë defektet si bllokimi i ullukëve dhe rrëzimi i tavanit në disa pjesë të ndërtesës së spitalit, drejtori i këtij institucioni Hajrullah Saraqi, po konsideron se puna është duke vijuar perfekt.

Madje ai fajëson mediat për të cilat hamendëson se kanë raportuar për qëllime të ulëta.

“Spitali është duke funksionuar perfekt, kanë ndodhur disa defekte nga disa lëshime gjatë punimeve për shkak të temperaturave të ulëta, por nuk e di qëllimin e mediave sepse kanë qenë të ulëta. Është bërë një nxitim sepse është dëmtuar imazhi i investitorit”, ka deklaruar Saraqi.

Ndonëse ai i lavdëron punimet që janë bërë në objekt, mohon të jetë bërë pranimi teknik dhe thotë se kjo do të ndodh në maj të këtij viti.

“Pranimin teknik nuk e kanë bërë ende, do të bëhet diku në maj. Neve na kanë lejuar me punu me shërbime mjekësore, për me i pa ku janë defektet. Nga ana e tyre punimet janë bërë në mënyrën më të mirë”, ka pohuar Saraqi.

Anesteziologu thotë se Ministria e Shëndetësisë i ka kontaktuar investitorët dhe ata kanë deklaruar se janë duke përcjellë gjendjen dhe dëmtimet do të sanohen nga pune kryesi.

“Defektin e dytë për 30 min e kanë rregulluar”.

“Në gypin që është bllokuar më herët kanë gjetur 30 pampersa dhe gazra. Prandaj është bllokuar gypi kryesor dhe ka shpërthyer”, deklaron Saraqi.

Me gjithë këto prishje, Saraqi nuk shprehet kritik as ndaj mbikëqyrësve e as ndaj punëkryesit. Madje, njërit nga menaxherët e projektit, ai i kishte ndarë edhe mirënjohje për punën që e kishte kryer.

“Unë kam ndejt një 1 vit me të”, thotë Saraqi, kur pyetet për mirënjohjen që ia ndau menaxherit të projektit, Mohammad Slaiman.

“Për kontributin e dhënë në renovimin dhe rifurnizimin e Spitalit Sheikh Zayed Bin Sultan Al Nahjan, në Vushtrri, Kosovë”, thuhet në Certifikatën e nënshkruar nga Saraqi.

Ai shton se mbikëqyrjen e punimeve e kanë bërë dy inxhinierë të Emirateve Arabe.

“Ata kanë sjellë edhe pesë inxhinierë tjerë të cilët i kanë pranuar punët teknike sipas lëmive, dikush oksigjenin, dikush rrymën e kështu”, deklaron Saraqi.

Sipas tij, mirënjohja është ndarë me merita, ndonëse kanë ndodhur disa lëshime. /Gazeta Shneta/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz