Dega e PDK-së në Skenderaj në vazhdën e takimeve mobilizuese organizative sot ka mbajtur dy takime.
Kryesia e degës në takimin e Kryesisë ka shqyrtuar aspekte të ndryshme të organizimit të Rinisë Demokratike dhe Gruas Demokratike, si dhe nevojën e përkrahjes së këtyre organizatave partiake. Në takim e Kryesisë janë diskutuar edhe çështjet organizative, ku është ngritur nevoja e fuqizimi i rolit të Kryesisë së degës, duke pasur parasysh mungesën e gjatë të Kryetarit të degës Sami Lushtaku, me propozimin për emërimin e dy nënkryetarëve të rinj të degës. Në këtë aspekt Kryesia e degës ka marrë vendim që të emërohen edhe dy nënkryetarë të rinj: Rafet Rama dhe Bekim Haxhiu, të dy anëtarë të Kryesisë dhe deputetë të Parlamentit të Kosovës.
Me këtë vendim dega e PDK-së në Skenderaj do t’i ketë tre nënkryetarë; Abdy Ymeri, Rafet dhe Bekim Haxhiu.
Ndërsa takimin me kryetarët e nëndegëve dhe seksioneve ka pasur për qëllim mobilizimin e strukturave të partisë në terren. Gjithashtu u vendos që të shtohet aktiviteti me aktivistë të PDK-së, në mënyrë që në muajin e ardhshëm të ketë aktivitet konkrete në nëndegë dhe seksione të partisë. Në këtë takim u konstatua se PDK në Skenderaj është e konsoliduar në të gjitha nivelet e organizimit partiak.
Me qëllim të mobilizimit të strukturave të PDK-së në terren edhe RDK e GDK janë duke bërë aktivitete të rregullta dhe intensive.