back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeAustria lejon ekstradimin e një miliarderi ukrainas për në SHBA

Austria lejon ekstradimin e një miliarderi ukrainas për në SHBA

Të ngjajshme

Moti për nesër

Mendimi për motin – 12.09.2025 Të dielen duke shkuar nga...

Super Calhanoglu, mesfushori turk shënon eurogol kundër Juventusit

Skuadra e Interit ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj...

Gol në derbi, Juventusi në epërsi ndaj Interit

Skuadra e Juventusit ka shënuar gol ndaj Interit, në...
Gjykata e Vjenës e ka miratuar ekstradimin e miliarderit ukrainas, Dmytro Firtash për në SHBA. Firtash akuzohet nga SHBA-ja për dhënie ryshfeti.
Gjykata e ka arsyetuar vendimin duke thënë se lejimi i ekstradimit nuk paragjykon fajësinë e Firtashit.
“Kjo do të vendoset në një shtet tjetër nëse ai është fajtor apo jo”, ka thënë gjykatësi pas vendimit.
51 vjeçari, Firtash është bashkëpronar i kompanisë së regjistruar në Zvicër, RosUkrEnergo, së bashku me kompaninë shtetërore ruse të gazit, Gazprom.
Kjo kompani eksporton gaz natyral nga Turkmenistani për në Evropën Lindore.
Zyrtarët amerikanë e kanë kërkuar ekstradimin e tij pasi dyshojnë se Firtash ka dhënë 18.5 milionë dollarë ryshfet për të marrë një leje për një minierë titaniumi në Indi.
Firtash, aleat i ish presidentit ukrainas, Viktor Janukoviq, këtë akuzë e quan “absurd dhe të pabazë”.
Ai ka një aktakuzë për vepra kriminale edhe në Ukrainë.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz