back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeAnkohen deputetët: Ja si po na “shantazhojnë” ta votojmë demarkacionin! (FOTO)

Ankohen deputetët: Ja si po na “shantazhojnë” ta votojmë demarkacionin! (FOTO)

Të ngjajshme

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar

Aktualisht, kryeqyteti po karakterizohet me cilësi të moderuar të...

Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput kontratën

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ia ka ndërprerë marrëdhënien...

Ramadani: Shërbimet e Serbisë po i trajnojnë serbët në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, mbi funksionimin e kanaleve...

Një deputet i mazhorancës në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic se drejtuesit e koalicionit janë duke u munduar që me çdo kusht ta kalojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Ky deputet në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic se Komisioni për Matjen e Territorit të Kosovës e ka ftuar edhe një “përforcim” për ta legjitimuar demarkacionin e gabuar me Malin e Zi.

“Nesër kur pritet që të publikohet raporti i Komisionit për Matjen e Territorit, e kanë ftuar edhe kryetaren e Federatës Ndërkombëtarë të Gjeodetëve (FIG), Chryssy Poitsu në mënyrë që ajo ta legjitimoj punën e komisionit. Ky është një presion që na bëhet, kinse gjithçka është në rregull, dhe se ne nuk duam ta votojmë atë”, tha ky deputet.

Ndërkaq, edhe një nga profesorët e UP-së përmes një statusi në Facebook tha se dikush po e keqëprdor Federatës Ndërkombëtarë të Gjeodetëve (FIG).

Është profesori Bashkim Idrizi, ai i cili në profiling e tij në Facebook se “dikush po tenton ta keqpërdor FID-un!!!”.

Ndërkaq, një profesor tjetër i UP-së, në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic, se Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale, Murat Meha po e keqëprdor këtë institucion, duke e thirrur Kryetaren e FIG-ut, Chryssy Potsiou që me pretekstin e një conference profesionale, të tentoj të legjitimoj versionin aktual të demarkacionit.

Ndërkaq, grekja Potsiou ka postuar një fotografi në profilin e saj në Facebook, ku duket se i ka pëlqyer shumë Prishtina./ Gazeta Blic

Të Fundit

Sport

ShowBiz