back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeGjeografi Humolli jep dorëheqje nga komisioni qeveritar për matjen e territorit

Gjeografi Humolli jep dorëheqje nga komisioni qeveritar për matjen e territorit

Të ngjajshme

Cristiano Ronaldo shënon golin e 961 në karrierë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe një gol tjetër në...

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët, në...

Gjeografi, Fitim Humolli, ka dhënë dorëheqje nga Komisioni Qeveritar për matjen e territorit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Humolli dorëheqjen e ka konfirmuar edhe për Klan Kosovën.

Në shpjegimin e arsyeve për dorëheqje nga ky komision ai ka thënë se matja e territorit në kushte të tilla është e pamundur.

Ai shton se madje edhe vet arsyeja e pjesëmarrjes së tij në këtë komision ishte që të shpjegonte se matja ishte e pamundur dhe që t’i bindte anëtarët e komisionit dhe nëpërmjet tyre Qeverinë e Kosovës të tërhiqeshin nga ide të tilla.

Matja e territorit të vendit ishte iniciuar si kërkesë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, pas akuzave të opozitës, por edhe disa deputetëve në pushtet, se me Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, kanë deklaruar se kjo matje nuk do të marrë shumë kohë dhe se me anë të këtij procesi do t’i jepet një përgjigje profesionale dhe shkencore pyetjes se a ka humbur apo jo territor shteti i Kosovës me marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz