back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli – Llapi, kjo skuadër shkon në çerekfinale!

Feronikeli – Llapi, kjo skuadër shkon në çerekfinale!

Të ngjajshme

Obiliqi heq taksën 10-eurosh për ankesat e qytetarëve

Komuna e Obiliqit ka vendosur të heqë tarifën prej...

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e...

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin e zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti...

Obiliqi merr vendim, heq taksën 10 euro për qytetarë

Komuna e Obiliqit ka pasur një ngarkesë prej 10...

Llapi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Skuadra e Ferizajt ka arritur që ta eliminoj Feronikelin nga Kupa e Kosovës, pasi e mposhti në Drenas, pas ekzekutimi të penalltive (2:4)

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me super golin e Festim Krasniqit, i cili shënoi në minutën e 59-të nga gjuajtja e lirë, shkruan Express.

Por, vetëm shtatë minuta më vonë vendasit barazuan rezultatin në 1:1 me autogolin e Hamdi Namanit.

Me këtë rezultat përfundoi koha e rregullt dhe u deshtë koha shtesë për tu përcaktuar çerek-finalisti i Kupës së Kosovës.

Në minutën e 105, Mirlind Daku kaloi Llapin sërish në epërsi 1:2. Por, vendasit arritën që ta barazoj rezultatin në 2:2 me golin e Mendurim Hotit, nga penalltia, në minutën e 120.

Kështu, pas ekzekutimit të penalltive llapjanët arritën që të kalojnë në çerekfinale pasi ishin më të sakët sesa vendasit (2:4).

Kurse, në çerekfinale janë kualifikuar edhe Trepça, 89, Drenica dhe Ferizaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz