back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeQKUK-ja do ta paguajë servisimin e pajisjes së vjetër aq sa kushton...

QKUK-ja do ta paguajë servisimin e pajisjes së vjetër aq sa kushton një e re

Të ngjajshme

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës do ta paguajë servisimin e një pajisjeje aq sa kushton një e re, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë obligohet ta bëjë pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), i cili ka urdhëruar këtë institucion të nënshkruajë tenderin për servisimin e koronarografit. Për këtë është në dijeni SHSKUK-ja e cila vetë e ka hapur tenderin e pas disa muajsh vetë e ka anuluar.

Servisimi i kësaj aparature QKUK-së do t’i kushtojë rreth 270 mijë euro, ndërsa aparatura e re kushton rreth 300 mijë euro. Koronarografi i vjetër është prodhim i vitit 2004 ndërkaq koronarografi i ri që kushton rreth 300 mijë euro, sipas zyrtarëve të QKUK-së, nuk është me i vjetër se dy vjet. SHSKUK-ja ka pasur ofertë që për të njëjtin çmim të servisimit të koronarografit të vjetër të pajisen me aparaturë të re, por këtë ofertë nuk e ka pranuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz