back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeKryediplomati shqiptar: Dialogu Kosovë-Serbi të rivlerësohet

Kryediplomati shqiptar: Dialogu Kosovë-Serbi të rivlerësohet

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati në një intervistë për Zërin e Amerikës është shprehur se dialogu Kosovë-Serbi duhet të rivlerësohet. Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë të kryediplomatit shqiptar

Zëri i Amerikës: Zoti Ministër, Kosova feston 9 vjetorin e Pavarësisë së saj por këtë herë në një situatë jo fortë të qetë, nëse i referohemi zhvillimeve të fundit. Në vlerësimin tuaj, a ka rrezik që kjo situatë të përkeqësohet? Dhe çfarë ka bërë apo mund të bëjë Shqipëria?

Bushati: Gjatë këtyre 9 viteve, Kosova ka bërë hapa përpara drejt procesit të shtetndërtimit demokratik dhe fitimit të subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar në rast se do t’i referohemi njohjeve ndërkombëtare. Kosova është sot prezente në shumicën e forumeve rajonale dhe platformave më të rëndësishme. Por nga ana tjetër nuk mund të mohohet fakti që është i vetmi vend, shtetasit e të cilit nuk lëvizin dot pa viza në hapësirën Schengen. Sikundër, procesi i dialogut i nisur para pak vitesh me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, duket se ka ngecur dhe nuk ka prodhuar frytet që të gjithë do të dëshironin.

Në këtë kontekst, mendoj se është e rëndësishme së pari të kemi një rivlerësim për sa i përket objektivave dhe çështjeve me të cilat do të duhet që të diskutohet në Bruksel. Sepse në Bruksel, nuk mund të diskutohet thjesht dhe vetëm Kosova. Dialogu duhet të jetë një proces i dyanshëm ku edhe Kosova do të duhet të ketë çështjet e saj konkrete përkundrejt Serbisë, në të cilat, Bashkimi Evropian do të duhet të luajë një rol më të përcaktuar dhe më të vendosur. Nga ana tjetër, mendoj se ky proces do të duhet të ketë një shpirt më të madh politik, t’i krijojmë një mundësi më të madhe Kosovës, për t’u anëtarësuar në disa prej organizmave ndërkombëtarë më të rëndësishëm në të cilët Kosova nuk është ende anëtare.

Roli i Shqipërisë është i qartë, është konsistent, në mbështetje të dialogut, në mbështetje të procesit të shtet-ndërtimit, të shtet-konsolidimit të Kosovës dhe në mbështetje të stabilitetit demokratik në rajon. Mos të harrojmë se prezenca më e madhe e NATO-s, sot për sot është në Kosovë, çka është dëshmi e rëndësisë që Kosova ka hapur për sa i përket stabilitetit rajonal dhe arkitekturës së sigurisë europiane.

Zëri i Amerikës: Nuk janë vetëm marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës që po shqetësojnë sot Ballkanin. Kemi një krizë të tej zgjatur politike në Maqedoni. Qeveria e re ende nuk po formohet. Shqipëria ndërkohë është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë. Akuza të tilla janë artikuluar dhe ministria e Jashtme ruse. Ju si e shikoni situatën dhe zhvillimet e fundit atje?

Bushati: Pozicionimi i Shqipërisë ka qenë i qartë që në krye të herës. Nuk ka një vend më mik dhe më dashamirës se Shqipëria përkundrejt Maqedonisë. Nuk ka një vend që të jetë më i interesuar në rajon për integritetitn territorial të Maqedonisë, për stabilitetin demokratik dhe për harmoninë ndërfetare. Ne kemi mbështetur platformën e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, si një platformë e cila do të duhet të sigurojë, sepse tashmë është e vonuar, barazinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Sepse është e rëndësishme jo thjesht të thuhet, por edhe të pranohet dhe të jetësohet në praktikë ajo që pak a shumë përcaktohet në platformë, pra shqiptarët si një popullsi shtet-formuese në Maqedoni.

Së dyti, si një vend anëtar i NATO-s, na intereson dhe mbështesim perspektivën euroatlantike të Maqedonisë, e cila natyrisht kalon përmes procesit të dhimbshëm të reformave shtet formuese. Ne, vetë në Shqipëri jemi përfshirë në një reformë kirurgjikale në institucionet e shtetit të së drejtës, ndaj e mbështesim reformën në sistemin e drejtësisë, reformën e institucioneve të shtetit të së drejtës edhe në Maqedoni, sepse e konsiderojmë si një mundësi për më shumë siguri demokratike jo thjesht në vendin mik të quajtur Maqedoni, por si një investim për sigurinë demokratike në rajon.

Së treti, na intereson europianizimi i fqinjëve, siç na intereson europianizimi i shoqërisë tonë, sepse rruga jonë e përbashkët është anëtarësimi në Bashkimin Europian përmes mbështetjes që marrim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga institucionet dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian. Dhe harmonia ndëretnike, fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi, janë disa çështje të rëndësishme të cilat nuk mund të anashkalohen.

Për fat të keq, kam dëgjuar politikanë të ndryshëm në Maqedoni që nuk e mohojnë nënvleftësimin e tyre për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni duke i konsideruar thjesht si punëtorë sezonalë, duke akuzuar Shqipërinë, Kosovën, apo faktorin shqiptar në përgjithësi, për të ashtuquajturën ndërhyrje në punët e brendshme. Besoj se është koha që të ecet përpara dhe të dilet nga kriza dhe mendoj se shqiptarët në Maqedoni kanë ofruar një platformë solide për një bashkëjetesë më të mirë për një implementim më të mirë të marrëveshjes së Ohrit, të marrëveshjes së Përzhinos dhe për shkyçjen e Maqedonisë nga rrethi vicioz e afrimin e saj me rrjedhat Euroatlantike.

Zëri i Amerikës: Para pak ditësh ju morët pjesë në një takim së bashku me ministrant e Jashtëm të Malit të Zi dhe Kroacisë, në Split. Çfarë përfaqëson kjo Trilaterale? Cili është synimi i saj?

Ministri Bushati: Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi kanë një interes strategjik për sa i përket zhvillimeve në Europën Adriatike, si tre vende që kanë dalje në Adriatik. Janë tre vende të cilat janë anëtare të NATO-s, edhe Mali i Zi për pak kohë besojmë se do të jetë vend anëtar i NATO-s. Kemi pra dy vende Shqipëri e Kroaci dhe Mali i Zi që është në fazën e fundit të anëtarësimit. Janë tre vende që dallohen për sa i përket përcaktueshmërisë së tyre në politikën e jashtme dhe në çështjet e sigurisë, krah për krah me SHBA-të dhe BE-në, çka nuk është rasti për të gjitha vendet e rajonit. Janë tre vende të cilat kanë një angazhim konkret në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit. Janë tre vende të cilat kanë investuar në çështjet e sigurisë duke prodhuar më shumë siguri për një rreze më të gjerë sesa Ballkani Perëndimor.

Në këtë kontekst, ne kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët, kemi krijuar një mekanizëm sipas të cilit do të takohemi dy herë në vit në formate të ndryshme, dhe do të krijojmë mundësinë për projekte të përbashkëta, për qëndrime të përbashkëta dhe për demarshe të rakorduara brenda suazës së NATO-s, organizmave të tjera ndërkombëtare, për të qenë një front në çështjet e sigurisë dhe projektet zhvillimore për sa i përket hapësirës Adriatike. E çmojmë të pazëvendësueshëm rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces dhe kemi kërkuar gjithashtu që të kemi një format rakordimi, pra tre vendet e Adriatikut edhe me administratën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pikërisht për të diskutuar këtë çështje”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz