back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKryetari i Drenasit bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve

Kryetari i Drenasit bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Nëntë vjetori i Pavarësisë së Kosovës është festuar me shumë aktivitete në Komunën e Drenasit.

Fillimisht kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga stafi i tij ka bërë homazhe në Kompleksin e Jasharajve në Prekaz, të varrezat e dëshmorëve në Polac, Likoshan dhe Gllanasellë, ku ka vënë kurora lulesh pranë varrezave të tyre.

Pas homazheve në varrezat e dëshmorëve, është mbajtur seanca solemne, ku merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj, këshilltarët e Kuvendit të Komunës, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të subjekteve politike, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën dega në Drenas, Bedri Nika nga Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Drenas, Elmi Thaqi nga Aleanca Kosova e Re dega në Drenas, Valon Bequku, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, Driton Morina, komandant i Stacionit Policor në Drenas, Alban Sopi përfaqësues nga Komuniteti Katolik në Llapushnik, familjar të dëshmorëve, përfaqësues të KFOR-it dhe mediat lokale.

Të Fundit

Sport

ShowBiz