back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeArrestohen hajnat e marketeve dhe barnatoreve në Prishtinë

Arrestohen hajnat e marketeve dhe barnatoreve në Prishtinë

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Policia në Prishtinë dhe Njësiti Special Operativ  dje kanë ndërmarrë një operacion, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe konfiskuar një armë (revole Ecol Special).

Personat e arrestuar, dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura, që janë raportuar gjatë dy muajve të fundit në markete dhe barnatore, ku përveç që kanë arritur të marrin shuma të ndryshme parash, të njëjtit kanë shtënë edhe me armë zjarri (pa shkaktuar lëndime në njerëz).

Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e shtëpive të të dyshuarve ku policia ka arritur të gjej dhe sekuestroj gjësende (doreza, maska etj.) si prova materiale për dokumentimin e veprave të cilat po hetohen.

Personat e dyshuar: R.H , mashkull, 17 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës dhe B.C, mashkull, 15 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në Gjykatën kompetente ku edhe u është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz