back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëNënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e fermerëve

Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e fermerëve

Të ngjajshme

FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të...

OBSH-ja sheh rrezik të ulët të përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë

Ekziston një rrezik i ulët i përhapjes së virusit...

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i IADK-së, Zenel Bunjaku, kanë nënshkruar aneksin e parë të Marrëveshjes për Bashkëpunim,  për bashkëfinancim të projekteve për vitin 2017. Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Nasuf Aliu

Kryetari Bahtiri me këtë rast ka falënderuar IADK-në dhe veçanërisht drejtorin Bunjaku për bashkëpunim të ndërsjellë dhe të frytshëm, falë të të cilit në bujqësinë e komunës janë realizuar një varg projektesh të rëndësishme, që kanë ndikuar në shtimin e interesimit të fermerëve për tu marrë me bujqësi.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, vlerësoi të suksesshëm bashkëpunimin me komunën e Mitrovicës dhe premtoi se IADK- do ët vazhdoj të mbështesë projektet nga fusha të ndryshme të fermerëve mitrovicas.
“Projektet që do të realizohen në bazë të kësaj marrëveshje janë vetëm fillestare për këtë vit. Do të ketë mbështetje të IADK-së për komunën e Mitrovicës edhe për realizimin e më shumë projekteve gjatë akti viti”, tha ai.
Me nënshkrimin e këtij aneksi të marrëveshjes, do të përfitojnë 10 fermerë për kultivimin e mjedrës në sipërfaqe prej 2.000 metra katrorë, një fermerë do të përfitoj pajisjet për pompimin e ujit me energji solare, projekte këto që  në tërësi  kapin shumën prej 23.000 euro, nga të cilat IADK- do t’i siguroj 65 për qind, komuna 20 për qind dhe fermerët 15 për qind.

Ndërkaq, për shpenzimet operacionale, po sipas përqindjes së lartpërmendur, do të sigurohen edhe 5.200 euro. Këtu bënë pjesë selektimi, këshillat, trajnimet, monitorimi etj.

unnamed-(3).jpg

Të Fundit

Sport

ShowBiz