back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajme7-vjeçare nga Podujeva sulmohet nga qentë endacakë, merr plagë të rënda

7-vjeçare nga Podujeva sulmohet nga qentë endacakë, merr plagë të rënda

Të ngjajshme

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Një vajzë shtatëvjeçare nga Podujeva, ka qenë cak i qenëve endacakë teksa po shkonte në shkollë.

Si pasojë vajza Bukurie Ademi ka pësuar lëndime të rënda teksa babai i saj ka konfirmuar se ajo në trupin e saj tashmë ka mbi 20 ndërhyrje.

“Unë kam qenë brenda, vajza është nisur për në shkollë dhe gjatë rrugës qenët e kanë ngacmuar ku si pasojë ajo tashmë gjendet e shtrirë ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Vajza tashmë ka mbi 20 penj në trup. E kam pas në emergjencë për trajtim ,por nuk e ka gjendjen e mirë’’

Këto deklarime i dha babai i shtatëvjeçares, Bajram Ademi, në Ora e Fundit në Klan Kosova, teksa shprehi dhe pakënaqësinë e tij në lidhje me institucionet për trajtimin e këtij problemi të qenëve endacakë.

Sipas Ademit, policia dhe qendrat adekuate janë lajmëruar për raste të tilla që banorët kërcënohen çdo ditë nga qenët endacakë, por reagimi i tyre ka qenë tejet i vonshëm.

”Ka raste lloj – lloj qensh i lëshojnë. Këtu ska as ligj as asgjë hiq se me pas kish qenë ndryshe. Pasi ma bënë vajzën qentë llom. Pasi vajzën ma shqyen qentë, atëherë erdhën policia, emergjenca të gjithë reaguan. Edhe sot edhe një vajzë tjetër e kanë sulmuar qentë”.

Ai thotë se Policia duhet të veprojë t’i largojë këta qenë, “fëmijët kanë me shkuar në shkollë e prej tyre skan si të shkojnë”.

”I kam lajmëruar edhe më herët por krejt pasi vajza ime u ngacmua rëndë nga qentë atëherë emergjenca dhe policia reaguan”, ka përfunduar babai i vajzës shtatëvjeçare nga Podujeva.

Të Fundit

Sport

ShowBiz