BallinaLajmeHaradinaj: Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit

Haradinaj: Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit

Të ngjajshme

Në gjendje të dehur dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, i dyshuari përfundon në mbajtje

Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se...

Zyrtare: Chelsea emëron Xabi Alonson

Xabi Alonso nuk ka mbetur gjatë papunë. Spanjolli, ka vendosur...

Conor McGregor rikthehet në UFC pas pesë vitesh, do të përballet me Max Holloway

Superylli i MMA-së, Conor McGregor, do të rikthehet në...

Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot

Sot përmbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës...

Arrestohet në Kroaci një person i kërkuar, ekstradohet në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i...

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-s, Ramush Haradinaj, thotë se nuk e shqetësojnë akuzat e politikanëve serbë, apo, siç e ka quajtur ai, “Klani i Slobodan Millosheviqit”.

Haradinaj i ndaluar në Francë me një fletarrest të lëshuar nga Serbia në Interpol, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare”, transmeton Telegrafi.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

“Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit

I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare.

Këtij verdikti i është bindur krejt Bota!

Të vetmit që vazhdojnë të meren me këtë punë, janë politikanët e Klanit të Millosheviqit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht!

Shpejt do t’i kthehem punës për vendin tim. Ky është i vetmi preokupim imi! RH” (sic.), ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz