back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleNënkryetari i Skenderajt jep një lajm të mirë për banorët e Likocit

Nënkryetari i Skenderajt jep një lajm të mirë për banorët e Likocit

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Në kuadër të angazhimeve për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimarrje dhe planifimi të projekteve infrastrukturore, Nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura ka takuar banorët e fshatit Likoc më qëllim të diskutimit në lidhje me projektet që do të realizohen në këtë lokalitet gjatë vitit 2017.

Në fokus të diskutimeve ishte projketi i kanalizimit në fshatin Likoc, si dhe projektet e tjera infrastrukturore në vazhim në këtë lokalitet.

Nënkryetari Nura i siguroi banorët e Likocit se Komuna e Skenderajt në vitin 2017 do të nisë realizimin e projektit të kanalizimit,  do të vazhdojë projektin e zgjërimit të rrugës nga Rezalla deri në Likoc, si dhe do të përfundojë rrugët e mbetura të lagjeve. Ai tha se projekti i kanalizimit të Likocit është në prioritetet e vitit 2017, të parapara me buxhet. Z. Nura, siguroi po ashtu se, mbikqyrja e projekte do të bëhet në mënyrë rigoroze nga organet profesionale dhe nga vetë komuniteti I këtushëm.

Banorët pjesëmarrës në takim u interesuan për detaje të realizimit të projekteve, në veçanti për atë të kanalizimit, pasi problem me ujëra të zeza në këtë jesë të Skenderajt është evident.

Investimet që po bënë Komuna e Skenderajt në të gjithë territorin e saj, po përmirësojnë shumë jetën e banorëve. Likoci falë investimeve që janë bërë në të kaluaren në infrastrukturën rrugore dhe falë investimeve që do të vazhdojnë në vitet në vijim, po merr pamjen e një vendbanim modern dhe që ofron kushte për jetë për banorët e tij. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz