back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaBotëDaçiq: Krijimi i ushtrisë së Kosovës sjell destabilizim në rajon

Daçiq: Krijimi i ushtrisë së Kosovës sjell destabilizim në rajon

Të ngjajshme

Bajrami: Gjykata Speciale duhet të shpallë UÇK-në të pafajshme

Akademik Arsim Bajrami për RTK-në ka folur nga këndvështrimi...

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Gazeta e njohur online POLITICO i ka kushtuar një artikull të veçantë...

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, katër të vdekur

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur rrënojat e një helikopteri...

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë për RTS se Serbia do të luftojë me të gjitha mjetet politike kundër vendimit për krijimin e ushtrisë së Kosovë, sepse “ky është vendim kundër stabilitetit në rajon”.

“Në Bruksel ngrihen vetëm çështjet të cilat iu përgjigjen atyre, derisa kur ne ngrehim ndonjë temë atëherë ata nuk pranojnë të bisedojnë për të”, ka thënë Daçiq.

Duke folur për vendimin gjyqësor për Haradinajn, Daçiq ka thënë se gjykata në Francë tani pret prova nga Serbia, transmeton Gazetametro.net.

“Ai mund të përdorë fjalë të ndryshme që të paraqesë veten si viktimë politike, por ai është kriminel lufte. Gjykata franceze ka kërkuar prova prej autoriteteve serbe. Pra, këtu është fjala për atë që me mjete politike të lirohen kriminelët e luftës”, ka thënë Daçiq.

“BE dëshiron të legalizojë atë që krimet e luftës kundër serbëve janë të lejuara dhe të jo dënueshme”, përfundon ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz