back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleSkenderaj, ja kur do të bëhet bashkësia lokale e Çirezit me kanalizim...

Skenderaj, ja kur do të bëhet bashkësia lokale e Çirezit me kanalizim (FOTO)

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka takuar sot banorët e Bashkësisë Lokale të Çirezit me qëllim të informimit dhe diskutimit rreth projektit të kanalizimit në këtë lokalitet. Ai i ka informuar të pranishmit në takim se projekti i kanalizimit fekal është paraparë me buxhetin e vitit 2017 dhe tashmë është në fazën e harimit. Ai ka theksuar se Komuna e Skenderajt është e fokusuar në realizimin e projekteve jetike për qytetarët, në këtë kontekst, z.Nura ka thënë se Çirezi ka qenë prioritet i investimeve.

Banorët e Çirezit u shprehen shumë të kënaqur me lajmin për realizimin e projektit të kanalizimit, duke evidentuar shqetësimet që kanë për shkak të mungesës së trajtimit të ujërave të zeza. Ata u interesuar edhe për mënyrë e realizimit të këtij projekti dhe detaje të tjera teknike të tij.

Në takim Nënkryetari Nura ishte i shqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit komunal Ismet Salihu dhe drejtorë të drejtorive komunale.

Komuna e Skenderajt investimet kapitale për vitin 2017 i ka orentuar kryesisht në projekte të ujësjellësve, kanalizimeve, rrugëve të lagjeve dhe shkolla.

Gjatë viti 2017 në Çirez pritet të përfundojë edhe ndërtimi i objektit të ri të shkollës.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Të Fundit

Sport

ShowBiz