BallinaBotëMBPZHR dhe Grupi i Bankës Botërore do të bashkëpunojnë në fushën e...

MBPZHR dhe Grupi i Bankës Botërore do të bashkëpunojnë në fushën e sigurimeve bujqësore

Të ngjajshme

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Gjermania ekstradon shqiptarin që mashtronte me Call Center

Një 35-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet...

Haradinaj: Sa më bashkë, aq më mirë për ne

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Zotit – edhe politikanët

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka...

FIFA gjobit Izraelin, kjo është arsyeja

Shtëpia më e madhe e futbollit (FIFA), ka vendosur...

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar përfaqësues të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) të Grupit të Bankës Botërore (BB), me të cilët ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në kuadër të projektit për lansimin e sigurimeve bujqësore në Kosovë.

Në këtë takim, ministri Krasniqi ka falënderuar mysafirët për përkrahjen që Banka Botërore ka dhënë në vazhdimësi për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, duke theksuar se tashmë edhe përmes projektit për sigurime bujqësore presin që mbështetja të rritet edhe më tej, duke mundësuar ofrimin e sigurimit të produkteve që konsiderohen të domosdoshme për fermerët dhe agrobizneset vendore.

Ministri i ka njoftuar ata edhe për objektivat dhe prioritetet e ministrisë për këtë vit, si dhe u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me IFC-në dhe partnerët e tjerë në realizimin e këtij projekti, pasi që sipas tij, mungesa e sigurimit të kulturave bujqësore është një nga sfidat me të cilat përballet ky sektor dhe që ndikon edhe në nivelin e lartë të kamatave bankare për kredi bujqësore.

Nga ana tjetër, menaxherja e programit të BB-së për shërbime financiare bujqësore për Evropë dhe Azi, Leah Soroka, vlerësoi të arriturat në këtë sektor, duke u pajtuar se tashmë është koha e duhur për inicimin e sigurimeve bujqësore në Kosovë, për t’u ofruar mundësi edhe më të mira zhvillimi fermerëve dhe agrobizneseve kosovare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz