Kryetarja e Dhomave të Specializuara Eketarina Trendafilova, pas emërimit të gjykatësve, përmes një deklarate ka theksuar se shumë shpejt pritet të miratohet edhe Rregullorja e Procedurës dhe Provave që rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore në këtë Gjykatë.
Sipas kësaj deklarate, ajo ka paralajmëruar se brenda pak kohësh mund të ngriten edhe aktakuzat e para ndaj ish- pjesëtarëve të UÇK-së, të dyshuar se kanë kryer krime lufte.
“Përshëndes emërimin e juristëve me kualifikime të tilla të larta. Secili prej tyre padyshim që do të japë një kontribut të shquar në realizimin e mandatit tonë të administrimit të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe efikase. Hapi i ardhshëm është seanca e parë plenare të cilën unë do ta thërras së shpejti, dhe gjatë së cilës do të miratohet që rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara”, deklaroi Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.