BallinaLajmePresidenti i Shqipërisë: Situata e sigurisë me rrezikshmëri të lartë

Presidenti i Shqipërisë: Situata e sigurisë me rrezikshmëri të lartë

Të ngjajshme

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë...

Gjiganti anglez përgatit ofertën për Camavingën

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Nën drejtimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe me kërkesën e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, u mblodh të premten në Presidencë Këshilli i Sigurimit Kombëtar.

Mosarrestimi i Klement Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, por dhe lufta kundër krimit, trafikut të narkotikëve, pastrimit të parave nuk kanë dhënë rezultate konkrete duke ndikuar edhe në imazhin e shtetit shqiptar.

Presidenti Bujar Nishani e etiketoi situatën “shumë problematike dhe komplekse dhe me rrezikshmëri të lartë”, shkruan sot Koha Ditore. Ky shqetësim nxiti dhe thirrjen të premten të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë.
E kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pak ditë më parë dhe e drejtuar nga presidenti Bujar Nishani mbledhja zgjati për gati dy orë dhe u zhvillua pa praninë e kryeministrit Rama, i cili gjendej në Prishtinë, por as të zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, prania e të cilit u refuzua nga Presidenca.
Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në diskutimin e tij, argumentoi kërkesën drejtuar presidentit të Republikës për të thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar me faktin se rasti konkret “përbën jo vetëm një shqetësim të madh publik me ndjeshmëri të lartë, por ai ka tërhequr edhe vëmendjen e aleatëve dhe partnerëve tanë strategjikë, në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe agjencive ndërkombëtare ligjzbatuesve, duke ngritur pikëpyetje për seriozitetin e institucioneve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomenit të trafikimit të drogës, duke dëmtuar njëkohësisht edhe imazhin e vendit tonë”.
Duke u ndalur te rrezikshmëria e lartë, presidenti Bujar Nishani theksoi nevojën për një koordinim sa më të mirë e të efektshëm dhe rritjes së përgjegjshmërisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz