back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMogerini lavdëron liderët

Mogerini lavdëron liderët

Të ngjajshme

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Shefja e diplomacisë europiane, Federika Mogerini, e vlerësoi takimin e nivelit të lartë mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, që përfundoi pak para mesnate në Bruksel.

Zonja Mogerini, e cila në fillim i priti vec e vec Hashim Thacin dhe Isa Mustafën dhe më pas Tomisllav Nikoliç dhe Aleksander Vuçiç, i bëri ata bashkë në një darkë punë, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Përfaqesuesja e lartë e Bashkimit Europian tha se është e inkurajuar nga angazhimi konstruktiv i treguar nga të dyja palët. “Ky angazhim dhe vullnet politik i kontribuon shumë reduktimit të tensioneve dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë frymë”, tha  Mogherini.

Sipas saj, dialogu Prishtinë-Beograd është i rëndësishëm edhe për rajonin edhe për Bashkimin Evropian. “Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve është kyç për të dyja palët per paqen dhe ecjen drejt Bashkimit Evropian”, shtoi ajo.

Liderët kosovarë dhe ata serbë, ndryshe nga takimi i 24 janarit, nuk komentuan pas takimit në Bruksel. Bisedimet e së mërkurës u përqëndruan tek çështja e drejtësisë në veri, energjetika dhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve, në prill të vitit 2013. Ekipet teknike janë takuar pothuajse rregullisht për mënyrat e zbatimit të saj, por shumë nga çështjet e dakordesuar kanë mbetur vetëm në letër.

Incidentet dhe ngjarjet e këtij janari, me trenin dhe murin në Mitrovicë, i shtuan tensionet. Normalizimi i raporteve mes dy vendeve është kusht për rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian. Kosova tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur kapituj të negociatave të anëtarësimit.

/ Top Channel

Të Fundit

Sport

ShowBiz