BallinaLajmeTre hapa deri te funksionalizimi i Speciales

Tre hapa deri te funksionalizimi i Speciales

Të ngjajshme

SHBA miraton versionin e ri me dozë më të lartë të injeksioneve Wegovy për humbje peshe

Rregullatorët federalë të SHBA’së kanë miratuar të enjten një...

Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?

Me urimin për festën e Fitër Bajramit, Instituti Hidrometeorologjik...

La Liga, krejt sytë te derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos

Këtë javë luhet xhiroja e 30-të në La Liga,...

Gjykatës Speciale i kanë mbetur edhe tri detyra, pa përmbushjen e të cilave nuk mund të shpallen aktakuzat e para.

Njëra nga to pritet të kryhet shpejt. Çelës i të gjithave është emërimi i gjyqtarëve. Në korrik 2016, Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) ka afishuar një ftesë për propozimin e kandidaturave për kryetar dhe për listën e gjykatësve ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, emërtim ky zyrtar për Gjykatën Speciale, shkruan sot Koha Ditore.

Shteteve anëtare të BE-së dhe shteteve kontribuuese u është kërkuar të paraqesin kandidatë të kualifikuar për gjykatës. Dhe, kjo konform kritereve të përcaktuara në Ligjin për Specialen, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Kryetari është emëruar, por nuk është shpallur lista e gjykatësve, të cilët pastaj kanë për të kryer edhe dy veprime që duhet t’i paraprijnë shpalljes së aktakuzave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz