back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaBotëTrump shkarkoi Prokuroren e Përgjithshme, shkak migracioni

Trump shkarkoi Prokuroren e Përgjithshme, shkak migracioni

Të ngjajshme

Double degree me Arizona State University | Fillo në Kosovë, Diplomohu në Amerikë! 

Studentët nga Kosova dhe rajoni tani kanë mundësinë unike...

Regjistrohet një tërmet në Maqedoni

Tërmet me magnitudë prej 3.8 sipas shkallës Rihter është...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shkarkoi shefen e ngarkuar të Departamentit të Drejtësisë, pasi ajo tha se dyshon në ligjshmërinë e ndalimit të përkohshëm të udhëtarëve nga shtatë vende myslimane, të nënshkruar nga vetë Trump.

Trump akuzoi ushtruesen e detyrës së prokurores së përgjithshme, Sally Yates, për “tradhti” dhe “të qenët e dobët ndaj migracionit të paligjshëm”.

Ai tha se e zëvendëson atë me Dana Boente, prokuror i Qarkut Lindor të Virxhinias.

Yates ishte emëruar nga ish-presidenti Barack Obama.

Ajo ka thënë se “nuk është e bindur se urdhri i presidentit Trump është i ligjshëm”.

“Përderisa unë jam ushtruese e detyrës së prokurores së përgjithshme, Departamenti i Drejtësisë nuk do të paraqesë argumente në mbrojtje të urdhrit ekzekutiv”, ka thënë ajo.

Urdhri ekzekutiv i Trumpit, i lëshuar më 27 janar, pezullon pranimin në SHBA të të gjithë refugjatëve dhe të udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane për 90 ditë.

Kritikët thonë se urdhri është kundër myslimanëve dhe si i tillë shkel Kushtetutën e SHBA-së. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz