back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenasi 100 % i shqiptarëve

Drenasi 100 % i shqiptarëve

Të ngjajshme

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është përdorur si deponi mbeturinash

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin...

Në 35 vendbanime sa ka komuna e Drenasit, duke përfshirë edhe qytetin, nuk jeton asnjë serb. Kështu përafërsisht ishte edhe para lufte, por kjo komunë e Drenicës në kohën kur Serbia aplikoi masat e dhunshme ishte një nga qendrat më të fuqishme të partisë së Millosheviqit, SPS-së. Vendimet e SPS-së të para gati 20 vjetëve mbesin të ligjshme në Kosovën e pavarur, shkuan sot, gazeta Zeri.

“Nuk ka asnjë”, thotë një zyrtar komunal në Drenas, duke u përgjigjur në një pyetje të “Zërit” nëse në këtë komunë të Drenicës ka serbë që jetojnë. Në këtë aspekt, Drenasi dallon shumë nga komunat e tjera që e rrethojnë, Skenderaj, Vushtrria, Klina, Lipjani, Fushë Kosova, shumë fshatra të cilat përherë kanë qenë të banuara me serbë edhe para lufte e edhe tani pas lufte. Në 35 vendbanime sa ka komuna e Drenasit, duke përfshirë edhe qytetin, nuk jeton asnjë serb. Kështu përafërsisht ishte edhe para lufte, por kjo komunë e Drenicës në kohën kur Serbia aplikoi masat e dhunshme ishte një nga qendrat më të fuqishme të partisë së Millosheviqit, SPS-së, që udhëhiqej nga shqiptarët.

Në Drenas thonë se është një grua ortodokse që jeton e vetmuar në një banesë, por as ajo nuk është serbe, por malazeze. Edhe para lufte, në komunën e Drenasit nuk ka pasur serbë që kanë jetuar, por ka pasur serbë që kanë punuar në institucionet e ndryshme dhe në ndërmarrje dhe ata kishin ardhur aty për të punuar nga fshatra të komunave të tjera të Kosovës dhe nga Serbia. Numri i tyre ishte shtuar pas aplikimit të masave të dhunshme të Serbisë, të cilat ishin përkujdesur që komunën e Drenasit dhe ndërmarrjet publike t’i pastrojnë prej shqiptarëve.

“Ka pasur shqiptarë që i kanë pasur gratë serbe dhe ato kanë qenë të vetmet që kanë jetuar në komunën e Drenasit, në disa fshatra. Edhe tani është një që ka qenë e martuar tek Zariqtë dhe tani jeton e vetme në një banesë, e ka emrin Radmilla, por ajo më duket që është malazeze”, thotë Bekim Dobra, zëdhënës i Komunës së Drenasit. (Gazeta Zeri)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz