back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeApeli i dënon me 19 vjet burg 8 të akuzuar për kontrabandim...

Apeli i dënon me 19 vjet burg 8 të akuzuar për kontrabandim me migrantë

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Gjykata e Apelit ka aprovuar pjesshëm me 22.12.2016, ankesat a avokatëve mbrojtës të akuzuarve A.C.,M.B.,A.M.,M.A. dhe A.B. dhe ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 14.04.2016

 Sipas njoftimit për media të dërguar nga Gjykata e Apelit, thuhet se i akuzuari A.C. është dënuar është dënuar me 6 vjet burgim dhe i është vërtetuar gjoba prej njëmijë eurove, pasi që vepra penale e tij është ri-cilësuar si: Kontrabandim me emigrant në vazhdim nga neni 138, paragrafi 1, 5 dhe 6 i Kodit Penal të Kosovës.

Vepra penale iu është ri-cilësuar edhe të akuzuarve M.B.,A.M.,M.A. dhe A.B. (Kondrabndim me emigrant në vazhdim nga neni 138, paragrafi 1 dhe 6 i KPK-së, lidhur me nenin 23 të këtij kodi). Dy të parët janë dënuar me nga 4 vjet burgim. M.A. i është shqiptuar dënimi prej 3 vjet e 3 muaj, ndërsa A.B., i janë vërtetuar 4 vjet burgim.

Të akuzuarit tjerë te këtij rasti, I.P,A.G., dhe T.Y., janë gjetur fajtor për veprën penale Kontrabandim me emigrant nga neni 170 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit, ia ka vërtetuar dënimin me 2 vjet 3 muaj burgim dhe 400 euro gjobë, të akuzuarit  I.P. Dënimi i është vërtetuar edhe të akuzuarit A.G, të cilit shkalla e parë i kishte shqiptuar 1 vjet e 3 muaj burgim me kusht dhe 200 euro gjobë dhe T.Y,  i dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe 400 euro gjobë. Ankesat e Prokurorisë Speciale janë refuzuar si të pa bazuara, ndërsa pjesa tjetër e aktgjykimit ka mbetur e pa ndryshuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz