back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaSportKosova në telashe, edhe një lojtar i pakënaqur

Kosova në telashe, edhe një lojtar i pakënaqur

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Pas Albert Bunjakut, edhe Eroll Zejnullahu është lojtari i radhës që publikisht shpreh pakënaqësinë për mosaktivizim te përfaqësuesja e Kosovës

Kanë mbetur edhe dy muaj kur përfaqësuesja e Kosovës do ta luajë ndeshjen e radhës në kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018’, ndaj Islandës.

Por, si duket atmosfera te lojtarët e përfaqësueses nuk është edhe aq e mirë. Pas Albert Bunjakut, edhe Eroll Zejnullahu është lojtari i radhës që publikisht shpreh pakënaqësinë për mosaktivizim te përfaqësuesja e Kosovës.

Mesfushori i skuadrës gjermane, Union Berlinit është ftuar për të gjitha ndeshjet eliminatore, por nuk është aktivizuar në asnjë.

Ai ka pak gjasa t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës për kundër Islandës, që zhvillohet në muajin mars, në Shkodër. Natyrisht nëse ftohet nga seleksionuesi Albert Bunjaki.

“Unë do të mendoj tri herë para se të shkojë. Unë jam i fokusuare te Unioni”, ka deklaruar Zejnullahu për Bild,

“Unë nuk dua të shkoj në ekipin Kombëtar të luajë një minutë dhe t’i humbi ndeshjet me Unionin”, ka theksuar ai.

Më herët edhe sulmuesi Albert Bunjaku shprehu pakënaqësinë, duke refuzuar të grumbullohet për ndeshjen me Turqinë.

Madje, dyshohet se edhe Bersant Celina nuk u grumbullua për këtë ndeshje pasi kishte humbur vendin në përbërjen e parë. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz