back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaKulturëNë Gostivar mbahet konkurs poezie për Pavarësinë e Kosovës

Në Gostivar mbahet konkurs poezie për Pavarësinë e Kosovës

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

 

Këshilli Rinor i Komunë së Gostivarit, në suaza të manifestimit kulturor “Dita e poezisë shqipe” i cili realizohet me rastin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, hap konkurs letrar për poezi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Konkursi vlen për të gjithë të rinjtë e talentuar nga mosha 15 deri 25 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë. Të rinjtë që i plotësojnë kushtet mund të konkurrojnë vetëm me një poezi ndërsa tematika dhe motivet e poezive janë të lira.

Me këtë rast, juria profesionale do të shpall edhe fituesit e tre vendeve të para që do të marrin çmimin “Sefer Selimi” dhe do të shpërblehen nga Komuna e Gostivarit, edhe atë:

Vendi i parë – 15.000 den
Vendi i dytë – 10.000 den
Vendi i tretë – 6.000 den

Konkursi ka për qëllim të nxis nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe të rinjtë që të merren me poezi dhe krijimtari letrare dhe në të njëjtën kohë t’ju krijojë atyre hapësirë për afirmim në mesin e shoqërisë.

Përmes këtij manifestimi pretendohet të promovohet krijimtaria letrare, stimulimi i të rinjve për t’u marrë me poezi, promovimi i vlerave kulturore, letrare dhe përkujtimi i personaliteteve që kanë dhënë kontribut për qytetarët e Gostivarit.

Çmimi “Sefer Selimi”

Çmimi do të ndahet në emër të veprimtarit e poetit Sefer Selimi, duke e përkujtuar veprën e tij që të shërbej si shembull për gjeneratat e reja dhe në nderim të punës dhe veprimtarisë së tij kombëtare. Sefer Selimit ishte arsimtar, poet dhe patriot i shquar i njohur si një nga nismëtarët e luftës për arsim dhe barazi të shqiptarëve në Maqedoni.

Konkursi është i hapur deri më 7 Shkurt 2017. Poezitë konkurruese të dërgohen përmes postës elektronike në emalin: [email protected]. Bashkëngjitur me emalin të shënohen:

1. Emri dhe mbiemri i autorit ​
2. Datëlindja​​​
3. Vendbanimi
4. Numër kontakti

Të Fundit

Sport

ShowBiz