BallinaLajmeAmbasadori i Shqipërisë në Kosovë ngre alarmin për tensionimin mes Kosovës dhe...

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ngre alarmin për tensionimin mes Kosovës dhe Serbisë

Të ngjajshme

Për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, Veiga golin ia dedikoi Thiago Silvas

Porto ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat...

Messi i zhgënjyer me anulimin e Finalissimas, e kishte një dëshirë

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka mbetur thellësisht i...

34 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh...

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve...

Komisioni për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Shqipërisë, ashtu siç kishte paralajmëruar, zhvilloi të mërkurën një seancë dëgjimore me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, për t’u informuar lidhur me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimisht kryetarja e Komisionit, Arta Dade, u shpreh se ngjarjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë janë regres, ndërsa treni serb me simbole nacionaliste është një provokim për Kosovën.

“Ngjarje të cilat përbëjnë regrese lidhur me sigurinë dhe stabilitetin në rajon, siç është dhe rasti i trenit provokues nga Serbia dhe arrestimi i Ramush Haradinajt, me një urdhërarrestim, që vazhdon ta mbajë Serbinë në skemat e vjetra të konfliktualitetit. Komisioni për Politikë të Jashtme vazhdon të mbajë në vëmendje zhvillimet në rajon dhe në mënyrë të veçantë sidomos hapësirën ku banojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre shqiptarët”, tha Dade.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz